Përdhunoi dhe vrau 4-vjeçaren, e ekzekutojnë në publik dhe e varin në vinç dhe...

Lajme

Përdhunoi dhe vrau 4-vjeçaren, e ekzekutojnë në publik dhe e varin në vinç dhe...

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:46
Pedofili u ekzekutua në Jemen gjatë ditës së sotme.

Në Jemen, një burrë është ekzekutuar për shkak se akuzohet se ka përdhunuar dhe ka vrarë një vajzë vetëm 4 vjeçe. Burri u vra nga një oficer policie dhe më tej është varur në një vinç.

Pedofili u ekzekutua në Jemen gjatë ditës së sotme. Qytetarët vendas u mblodhën në kryeqytetin e vendit Sanaa për të parë “spektaklin” teksa vritej në mënyrë brutale krimineli, që akuzohet për një krim mizor. Hussein Al Sakit 22 vjeç u soll në sheshin e qytetit Tahrir për tu ekzekutuar. Ai u dënua për rrëmbim, përdhunim dhe vrasjen e një vajze vetëm 4 vjeçe, të cilën më tej edhe e ka varrosur, ka thënë gjyqtari i rastit. Xhaxhai i viktimës Ali Ayedh ka thënë se ekzekutimi publik i kriminelit do të ishte rast për të penguar të tjerët që të kryejnë të tilla krime të tmerrshme. Sanna kontrollohet nga ana e rebelëve Huthi që nga viti 2014.

Polici ka drejtuar armën drejt trupit të 22-vjeçarit, një kallashnikov tip AK -47 derisa e bëri trupin e tij shoshë. Djali u qëllua edhe në zemër që të mos kishte asnjë shans shpëtimi dhe më tej trupi i tij i gjakosur u var në një vinç. Ekzekutim i tillë është i dyti në radhë brenda pak kohësh, pasi edhe më datë 31 korrik kishte vrasje të ngjashme. Më herët u ekzekutua publikisht  Muhammed al-Maghrabi po për përdhunimin e një vajze të vogël. Autoritetet synojnë që me të tilla dënime të ulin krime të tilla monstruoze.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat