Hafir Hoxha: Duhet ndërruar ushtarët që qëndruan gjatë në vijën e parë të frontit

Lajme

Hafir Hoxha: Duhet ndërruar ushtarët që qëndruan gjatë në vijën e parë të frontit

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2017 Në ora: 23:03
Ilustrim

Ish-luftëtari i UÇK-së Hafir Hoxha duke u lidhur me gjendjen aktuale në vend, tregon se pse ka kaq shumë urrejtje, xhelozi e inati mes partive politike në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se ‘të gjithë shqiptarët jemi një ngjyrë e figurave të shahut”.

Ai duke krahasur politikanët e Kosovës me figurat e shahut thotë se duhet ndërruar ‘ushtarët’ nëse ata lodhen dhe lëndohen kur rrinë gjatë në vijën e parë të frontit.

Ky është postimi i tij i plotë:

PSE KAQ SHUMË URREJTJE , INATI, GJELOZI DHE LUFT TË FTOHTË MES PARTIVE TONA POLITIKE !?!?

ME NJE PAR FIGURA NUK LUHET SHAHU !!

NE SHQIPTARËT JEMI NJE NGJYRÊ E FIGURAVE TË SHAHUT  !

Keq shumë që njerëzit i kuptojn partit tona politike si loja e shahut , figura të zeza dhe të bardha  ( pozit opozit ) ! me drejtime te kundërta dhe me luftë njëra kunbër tjetrës ! Kjo qasje ëdhtë shum e gabuar .

 Ne jemi një ngjyrë , pra të gjitha figurat e kemi të njejtin synim ! dallojnë levizjet tona në koh dhe vend  , ato mvaren edhe nga potezat  e kundershtarit ton Serbis ! që është  ngjyra  tjetër e figurave !

PRANDAJ MOS TI HAM NE FIGURAT  TONA MES VETI !

SECILES FIGURË I VJEN RADHA  ME PAS POTEZIN E VET KRYESOR !!! TË LIDHEMI MES VETI DHE TË MBROJMË NJËRI TJETRIN !!!

Duhet të kuptojmë të sillemi dhe të veprojmë si një ekip , e jo ta kuptojmë politikën si vij të frontit mes nesh në dy kahje të kundërta , ne të gjithë jemi të kthyer në një drejtim por detyrat , funksionet, aftesit , shkathtesit ne kete loj politike nuk i kemi të njejta , prandaj logjike se duhet ti ndrrojmë ushtarët ( poziten) nëse lodhen dhe lëndohen e rrin tepër gjat në vinë e par të frontit./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat