Shefi i UNMIK-ut: Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Lajme

Shefi i UNMIK-ut: Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 17:38
Zahir Tanin

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, ka thënë sot në Këshillin e Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Tanin ka thënë se vakuumi i institucioneve funksionale ka sfiduar përparimin në prioritetet qeverisëse dhe shtoi se “gjatë kësaj periudhe u humbën mundësi të rëndësishme ekonomike dhe sociale”. Ai po ashtu theksoi se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të lira, të drejta dhe garuese, përkundër kohës së shkurtër të përgatitjeve dhe fushatës”. Tha se u shqua zëri i shumë votuesve më të rinj, për të cilët shqetësim dominues ishin mundësitë ekonomike, zvogëlimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit.

Ai e ka diskutuar edhe iniciativën e propozuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, për një dialog të brendshëm mbi Kosovën, Tanin tha se “ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët”.

Përpjekjet e UNMIK-ut, sipas Tanin, për të mbështetur avancimin e raporteve në mes të bashkësive në terren. Në lidhje me këtë, ai theksoi tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Gjenevë, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për të Drejta të Njeriut, për ta kthyer vëmendjen tek shumë raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Kosovë.

“Iniciativa të tjera të udhëhequra nga OKB-ja për të forcuar marrëdhëniet në shoqëri përfshijnë Asamblenë e Parë të të Rinjve të Kosovës, ku morën pjesë mbi 140 liderë të rinj – 60 për qind prej të cilëve ishin vajza – që përfaqësonin të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë”, tha Tanin.

Tanin nënvizoi rëndësinë që Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi, dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë për të siguruar mbështetje të vazhdueshme thelbësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat