Daçiq: Kosova nuk do të pranohet në UNESCO

Lajme

Daçiq: Kosova nuk do të pranohet në UNESCO

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 00:43
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se pranimi i Kosovës në UNESCO, deri më tash, nuk është paraqitur në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Ai ka shfaqur besimin se deri të pranimi i Kosovës nuk do të vije.

“Nëse paraqitet, votimi në Këshillin Qendror do të bëhet në tetor, dhe nëse kalon, atëherë në nëntor në Konferencën e Përgjithshme”, ka thënë Daçiq.

“Daçiq ka shfaqur besimin se deri te pranimi i Kosovës në UNESCO nuk do të vije”, shkruan gazeta serbe.

“Unë me këtë çështje merrem në vazhdimësi, dërgoj emisar dhe jam i sigurt se ata nuk mund të kalojnë për pranim në UNESCO”, ka thënë Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat