Në shtator fillon dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën

Lajme

Në shtator fillon dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 18:23
Aleksandar Vuçiq

Diskutimet e brendshme në Serbi do të fillojnë në shtator, dhe nëse ka propozime konkrete atherë do të ketë një konsensus të gjerë.

Kështu të paktën ka deklaruar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përfshirjen në këtë debat e ka pranuar edhe sektori civil të cilët janë shprehur të gatshëm për tu konsultuar për çështjen e Kosovës.

Ky dialog është përkrahur edhe nga zyrtarët e institucioneve të larta në Serbi, por jo edhe nga opozita e cila pretendon se kjo do të ishte njohje për Kosovën.

Sot në një deklaratë Vuçiq ka shprehur dilemat e tij se këto bisedime do të prodhojnë diçka pozitive.

Ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të mund të ëprfundonin këto bisedime dhe cilat mund të jenë efektet, por ka shtuar se një gjë e tillë do të ndikojë në ndërtimin e shtetit serb.

Vuçiq gjithashtu është shprehur plotësisht i vetdijshëm që nuk do të mund të ketë një konsensus të plotë nga ky dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat