QKUK jep detaje për dy vdekjet e dyshimta

Lajme

QKUK jep detaje për dy vdekjet e dyshimta

Nga: H. Orana Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në QKUK. Njq qytetarë i Kosovës është lajmëruar në polici se bashkëshortja e tij e cila po qëndronte në këtë institucion ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.

Policia thotë se është duke e hetuar këtë rast, derisa viktima është dërguar për obduksion.

Nga ana tjetër, nga QKUK-ja e cila ka njoftuar për këtë vdekje dhe një tjetër të një foshnje dymuajshe, thotë se kanë ndodhur pas operacionit. QKUK thotë se puna në sallat e operacionit është duke u zhvilluar normalisht.

Në përgjigjen për “Bota sot”, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu thotë se nga e enjta janë pezulluar përkohësisht rastet e operacioneve të planifikuara, ndërsa ato urgjente janë operuar në klinikën emergjente.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin  publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë,  Klinikën e ORL-së dhe  Klinikën e Oftalmologjisë. Ndërkohë, nga dita e enjte,  përkohësisht janë pezulluat rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.  Rastet urgjente nga blloku kirurgjik  janë operuar në sallat e Klinikës  Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”, thuhet në përgjigjen e tij.

Ai tregon më tutje për dy vdekjet e ndodhura ditën e enjte, pas intervenimit mjekësor.

“Nga  dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste  të vdekjeve  ndodhura pas operacionit.  Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura  për  ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi”, thekson Fazliu.

QKUK,  kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat