MPJ dënon testimet e raketave balistike të Koresë Veriore

Lajme

MPJ dënon testimet e raketave balistike të Koresë Veriore

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon fuqimisht lansimin dhe testimin vazhdueshëm të raketave balistike të Koresë së Veriut dhe i konsideron të papranueshme zhvillimet e vazhdueshme të programeve të saja nukleare dhe balistike, që në mënyrë flagrante shkelin rezolutat e shumëfishta të Këshillit të Sigurimit.

“Ministria e Punëve të Jashtme rreshtohet përkrah botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm që kërcënon dhe rrezikon seriozisht paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë dhe mbetet e palëkundur në angazhimet dhe përpjekjet e saj të fuqishme për të punuar me vendet aleate, partnere dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtarë, që të shërbejë si një kontribues aktiv për paqen, progresin dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat