Vrasja në Pejë: Dorasi e kishte goditur viktimën me sëpatë edhe në vitin 2008

Lajme

Vrasja në Pejë: Dorasi e kishte goditur viktimën me sëpatë edhe në vitin 2008

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 00:10
Valbona Dishi Haxhosaj

Prokurorja e rastit të sotëm të vrasjes në Pejë, Valbona Dishi Haxhosaj, ka thënë në Ora e Fundit se i njëjti person që vrau sot 80 vjeçarin, e kishte sulmuar atë në po të njëjtën mënyrë edhe në vitin 2008.

Tutje prokurorja Haxhosaj, tha se dorasi atë kohë kishte vuajtur dënim me burg deri në vitin 2012, transmeton Klan Kosova.

”Për momentin kemi informacione që në 2008 i njëjti person i dyshuar, ka goditur në kokë me sëpatë viktimën. Ai ka vuajtur dënimin me burg deri më 2012. Për momentin s’mund të themi se i dyshuari ka probleme mendore”.

Haxhosaj po ashtu shtoi se ka vizituar dhe të plagosurin e këtij rasti, derisa bëri të ditur se deri tani ai është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klan Kosova.

”Rreth orës 16 jam njoftuar si kujdestare se në lagjen Dardania ka ndodh një vrasje. Kemi shku ne vendin e ngjarjes kam shkuar tutje edhe në spital ku kam parë edhe viktimën dhe të dëmtuarin”.

”Personi i dyshuar është arrestuar. I ndjeri është rreth viteve të 80-ta, i biri i tij ka plagë, kam qenë në vizitë, për momentin është jashtë rrezikut për jetë por tutje të shohim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat