Zhvillohet ecja për shëndet

Lajme

Zhvillohet ecja për shëndet

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 07:11
Ilustrim

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, organizojnë ecjen me moton "Lëvizim për Shëndet".

Qëllimi i ecjes është promovimi i stilit të shëndetshëm të jetesës nëpërmjet aktivitetit fizik. Kjo ngjarje shënon fillimin e fushatës “Lëvizim për shëndet”, që synon ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e aktivitetit fizik për të gjithë, duke përfshirë fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, familjet dhe mjedisin e punës.  

Ecja fillon prej Qendrës Rekreative në parkun “Gërmia” dhe vazhdon deri në “Pyllin e arinjve” tek liqeni i Badovcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat