I dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, nipi i historianit të shquar

Lajme

I dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, nipi i historianit të shquar

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:18
Aulon Zeka

Në varrezat e Prishtinës është varrosur Aulon Zeka trupi i të cilit është gjetur të shtunën afër shkollës “Model” në Prishtinë.

Në lidhje me rastin policia e Kosovës ka arrestuar dy persona një djalë dhe një vajzë. I dyshuari për vdekjen e Aulon Zekes po shihet të jetë Guxim Hadri emri i te cilit është bërë i ditur nga organet e rendit .

Guxim Hadri është djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, Arbër Hadri. Në jetën e tij akademike Arbër Hadri është profesor i historisë, i biri i akademikut Ali Hadri, historianit dhe patriotit të shquar të çështjes kombëtare.

Në vitin 2012 i njëjti ishte nën dyshime për keqpërdorim të 500 mijë eurove në Muzeun e Kosovës.

Drejtori i muzeut Arbër Hadri kritikohet për mosraportim të rregullt në Ministrinë e Kulturës, ndërsa kritikat më serioze kanë të bëjnë me faktin se muzeu dështoi të dërgonte fatura për shpenzime, kishte bërë kontrata të dyshimta për shërbime dhe kishte ndërruar destinacionin e mjeteve të ndara për investime kapitale, për t’i përdorë si subvencione.

Familja e të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me vdekjen e Aulon Zekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat