Flet gjyqtarja që mori në pyetje dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Lajme

Flet gjyqtarja që mori në pyetje dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:36
Aulon Zeka

Dy të dyshuarit, Guxim.H e Riga.G njëri 16 e tjera 15 vjeçe, kanë dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të dyshuar lidhur me vrasjen e Aulon Zekës, 16 vjeçar nga Prishtina.

Ata janë në pyetje nga gjyqtarja për të mitur, Elife Uka. Uka ka bërë me dije se intervistomi i dy të dyshuarve tashmë ka përfunduar. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast ngase rasti sipas saj është konfidencial.

“Po, intervistimi i personave tashmë ka përfunduar. Nuk mund të jap detaje të tjera”, ka thënë shkurt për Express, gjyqtarja Elife Uka.

E ndërkohë, Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rr. “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat