Fjalimi prekës i shoqes së Aulon Zekës, mallkon vrasësit

Lajme

Fjalimi prekës i shoqes së Aulon Zekës, mallkon vrasësit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:47
Shoqja e Aulonit

Prezentë në këtë organizim ishin politkkanë, shqoëri e të ndjerit, e qytetarë të shumtë që u bashkuan ta ndajnë dhimbjen me familjen.

Një fjalë rasti pas ndezjes së qirinjëve mbajti edhe shoqja e klasës së Aulon Zekës.

“Tokë nuk doja ta nuhasja ajrin e fundit në ty të paktën jo në këtë moshë. Isha i sëmurë por nuk dëshiroja të vdisja, edhe kur u shërova vdekjen nuk e doja aq më pak nga një dorë e fatkeqe. Ajo dorë që nuk më vrau vetëm mua por edhe familjen e shoqërinë”, tha shoqja duke folur në emër të të ndjerit.

“E ti moj shoqëruesja e vrasësit si mund ta bëje, ti femër e quan veten thonë që femrat janë më të dhembshura por ato dolën se janë akoma më zemërliga. Moj shtrigë që shkaku yt sot nuk jam gjallë nuk shkoj në shkollë, nuk ëndrroj më, nuk marr frymë. Po të falenderoj që tani jam në qiell dhe zoti të mi fal mëkatet e mia e t’i bart ty, ty oj shpirtzezë e atij zemërligu që shtiu katër herë mbi trupin tim”, tha nën emocione shoqja e Aulonit.

“Aulon, prehu në paqe vëlla. Gjithmonë do jesh vëllau im”, përfundoi e emocionuar ajo.

Aulon Zeka u varros dje në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Ai u vra me katër plumba, rast për të cilin tashmë janë ndaluar dy të mirë. Një mashkull dhe një femër.

Rrëqethëse: Shoku i ngushtë i kushton këngë Aulonit, rrëfen gjithë ngjarjen nëpërmjet vargjeve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat