Anxhelina nga Gjermania nuk ndalet, publikon foto intime me deputetin e NISMA-s

Lajme

Anxhelina nga Gjermania nuk ndalet, publikon foto intime me deputetin e NISMA-s

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 12:24
Anxhelina Shala dhe Haxhi Shala

Nuk i mjaftuan veç fotot në Instagram që t’i bind të gjithë se është në lidhje me deputetin e NISMA-s.

Anxhelina Shala këngëtarja nga Kosova këtë herë ka vendosur të shkojë edhe më tej.

Pos fotove afër Haxhi Shalës dhe bisedave kërcënuese që ka marrë nga familja e tij, këtë herë Anxhelina ka publikuar një foto nga shtrati me komandant “Topin”.

“Pas luftes ne kemi qenë në lidhje për gjashtë muaj derisa ka ardhur gruaja e Haxhiut nga Zvicra me fëmijët dhe unë e kam kuptuar se ai është i martuar dhe nuk më ka dashur asnjëherë”, është shprehur Angelina.

Ajo thotë se 17 vjet më vonë, në Prill të vitit 2016, Haxhi Shala e kishte vizituar atë në Berlin. Aty kishte rifilluar lidhja e tyre.

Anxhelina thotë se Haxhiu i kishte premtuar se do të ndahet nga gruaja e tij dhe do të martohet me të. Madje, ajo tregon se kishin planifikuar edhe të krijonin familje.

“Kishim plan të kishim edhe një fëmijë”, thotë Anxhelina.

Ajo pohon se edhe gruaja e Haxhi Shalës e ka ditur për lidhjen e tyre. Sic tregon Anxhelina, gruaja e deputetit është ndier rahat sepse ajo është e kurorëzuar me Haxhiun edhe pse ky ka pasur aferë jashtëmartesore.

Anxhelina tregon se me deputetin janë takuar pothuajse cdo jave dhe se ai e ka vizituar në Berlin e kjo në Kosovë. E këtë, sipas saj, e kanë ditur fëmijët dhe gruaja e Haxhiut.

Arsyeja pse Anxhelina ka publikuar fotot me deputetin është sepse ajo është lodhur nga premtimet e deputetit, i cili edhe pse i ka thënë se do të ndahet nga gruaja, nuk e ka bërë këtë, duke vazhduar të takohet me të.

Më ka kërku të mos i publikojë fotografitë sepse i ka konvenuar, por mua s’më ka konvenuar, prandaj edhe i kam postu”, ka thënë vajza nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat