Shefja e zyrës së BE-së e kënaqur me investimet në Mitrovicën e Veriut

Lajme

Shefja e zyrës së BE-së e kënaqur me investimet në Mitrovicën e Veriut

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 15:10
Nataliya Apostolova

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në përurimin e qendrës së rinovuar shëndetësore dhe stacionin e autobusëve në Mitrovicën e Veriut.

Ajo është shprehur se ndihet e lumtur që sot promovojnë këto qendra, të cilët do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve aty. Njëra prej tyre është edhe qendra shëndetësore.

“Çdo qytetar ka të drejtë që të marrë shërbim shëndetësor. Jam e kënaqur që EU ka investuar në zona rekreative në këtë qytet” është shprehur Aplostolova.

Po ashtu stacionin e autobusëve e ka cilësuar si projekt më të rëndësishëm, meqë sipas saj e kanë sjellë një mënyrë të organizuar që qytetarët ta vazhdojnë jetën e tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat