Dalin fotografi intime të personave që dyshohet se e vranë Aulon Zekën

Lajme

Dalin fotografi intime të personave që dyshohet se e vranë Aulon Zekën

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:46
Aulon Zeka

16-vjeçari Aulon Zeka para disa ditësh u gjet i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët dyshohet se e vranë 16-vjeçarin.

Dyshohet se ata kanë qenë në lidhje dashurie, kurse ndaj vajzës ka pasur simpati edhe viktima.

Shokë të afërt të Aulonit kanë publikuar disa fotografi të të dyshuarve, të cilët shihen së bashku edhe në moment intime.

Madje në një fotografi, i dyshuari Guxim Hadri mban një revole në duar, shkruan Periskopi.

Është raportuar se Auloni dhe i arrestuari natën e fundit kanë qenë së bashku në një nga lokalet e Prishtinës.

Kurse atyre më vonë u është bashkëngjitur edhe vajza e përfshirë në rast.

Të dyshuarit pas vrasjes, e kanë lënë trupin e të ndjerit afër shkollës Model në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat