Aksidentet “vrasësi” më i madh i qytetarëve

Lajme

Aksidentet “vrasësi” më i madh i qytetarëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Aksidentet e trafikut vazhdojnë të jenë “vrasësi” më i madh i qytetarëve të Kosovës. Shifrat e aksidenteve nga janari e deri më tani dalin të jenë shqetësuese. Vetëm në këtë periudhë kanë humbur jetën afër 90 persona.

Zyrtarë të Policisë dhe ekspert të sigurisë rrugore thonë se për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve nuk bënë punë shqiptimi i gjobave, por duhet t’iu ndalet veprimtaria duke iu marrë patentë shoferi.

Kolonel Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës, për Kp bëri të ditur se kanë ngritur një taks forcë për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve.

Ndërkohë që ai bëri të ditur se numri më i madh i vdekjeve në aksidente të komunikacionit ka ndodhur gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

Ahmeti: Kemi ngritur një taks forcë për parandalim të aksidenteve

“Fatkeqësisht këtë vit ne kemi rritje të vdekshmërisë në rrugët e vendit tonë, diku për tetë muaj kemi afër 20 përqind persona që kanë humbur jetën, posaçërisht muaji më i rëndë ka qenë qershori dhe korriku. Ne duke parë një gjendje mjaftë të rëndë rrugët e vendit kemi ngritur një taks forcë të veçantë veç planeve shtesë që kanë qenë verës për të menaxhuar gjendjen e sigurisë rrugore në vend. Besoj që ai angazhim i të gjitha njësive të çdo zyrtari policor ka dhënë kontributin e vet sepse shembull gushtin e kemi dy persona më shumë të vdekur që presim dashtë zoti që shtatorin dhe më tutje ta kemi gjendjen më të mirë”, tha ai.

Gjatë muajve të verës Kolonel Ahmeti bëri të ditur se vetëm në 24 orë kanë shqiptuar më shumë se 2 mijë tiketa, por që të mos ketë pasur efekt në parandalimin e aksidenteve.

Ndërsa, eksperti i sigurisë rrugore Kolë Palokaj, ka kritikuar Kuvendit e Kosovës për neglizhencën në prurjen e tri ligjeve të parapara për sigurinë në komunikacion. E që janë ligji për patentë shofer, ligji për rregullat e komunikacionit dhe ligji për automjete.

Ai  thotë se gjobat nuk dërgojnë në parandalim të numrit të madh të aksidenteve.

Palokaj: Me gjoba nuk zgjidhet çdo gjë

Me gjoba nuk zgjidhet çdo gjë, ne flasim për vetëdijesimin, për preventivën, mirëpo edhe represivi dhe masat represive ndikojnë në preventivintivisht nëse një person dënohet ai nuk do të bëjë gabim, por nuk do të bëjë gabim as ai tjetri që e vëren atë person që është dënuar. Mirëpo, këtu kisha dashur të theksoj se marrja e patentë shoferit, ose masat të cilat janë të parapara me ligj nuk janë duke u zbatuar, ne ende nuk dimë nëse iu ka shqiptuar dikujt masa mbrojtëse mos drejtimi i automjetit i cili është për shoferin dënimi më i madh. Më i madh është ai dënim nëse atij i ndërpritet veprimtaria sesa të paguaj shembull një dënim me të holla”, theksoi ai.

21 shtatori njihet si dita “Dita evropiane pa viktima në rrugë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat