Ish-anëtari i SHIK-ut: Ja kush nga politikanët qëndron prapa aferës së Haxhi Shalës me këngëtaren

Lajme

Ish-anëtari i SHIK-ut: Ja kush nga politikanët qëndron prapa aferës së Haxhi Shalës me këngëtaren

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:00
Haxhi Shala dhe Anxhelina Shala

Pretendimet për aferën dashurore të deputetit të Nismës për Kosovën Haxhi Shala me këngëtaren shqiptare që jeton në Gjermani, ka nxitur reagime dhe debat në shoqërinë tonë.

Ndonëse lidhjen me Anxhelina Shalën, deputeti e ka mohuar, duke thënë se e ka vetëm mbështetëse, ishte vet këngëtarja, ajo e cila aferën e tyre e ka dokumentuar edhe me imazhe të kapura në momente intime e të publikuara në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë ka komentuar edhe ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari iSHIK-ut, Naim Miftari, përcjell Bota sot.

Ky i fundit në një postim në Facebook, ka thënë se prapa “luftës speciale kundër Shalës, qëndron Hashim Thaçi e Kadri Veseli”.

Ndryshe, Anxhelina në prononcimet për media, ka konfimuar lidhjen me deputetin e Kuvendit të Kosovës, madje ka thënë se kishte plane për martesë dhe fëmijë me të.

Image
Postimi i Miftarit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat