Policia jep detaje për arrestimet e bëra sonte në Podujevë

Lajme

Policia jep detaje për arrestimet e bëra sonte në Podujevë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 22:41
Policia gjermane

(E plotësuar) - Komandanti i Policisë për rajonin  e Podujevës, Bekim Bislimi ka konfirmuar arrestimet e bëra sonte në Podujevë.

Bislimi ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në flagrancë për të thyer  apo thënë qartë grabitur një ndërtesë në këtë komunë.

“Janë arrestuar dy persona në flagrancë për të grabitur në një ndërtesë. Njësiti Policor ka arritur që t’i kapë dhe mbetet që Prokuroria të vazhdojë me hetimin e rastit”, ka thënë Bislimi.

Arrestohet një person në Podujevë

Një person është arrestuar para pak minutave në qendër të Podujevës.

Siç mëson media nga burime të pakonfirmuara, personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer grabitje në një nga ndërtesat në këtë pjesë të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat