Veseli uron kancelaren Merkel

Lajme

Veseli uron kancelaren Merkel

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 23:37
Arkiv/ Veseli dhe Merkel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e sotshme. Ai këtë urim e ka bërë përmes një postimi në gjuhën angleze, në llogarinë e tij në Twitter.

“Urime popullit gjerman për rizgjedhjen e Angela Merkel për kancelare të vendit”, ka shkruar Veseli.

Veseli gjatë një vizite në Gjermani kishte pasur një takim me kancelaren Merkel. Ky është mandati i saj i katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat