Sulmohet me armë policia në Zubin Potok

Lajme

Sulmohet me armë policia në Zubin Potok

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:48
Policia duke patrulluar

Një patrullë e policisë së Kosovës është sulmuar mbrëmë në afërsi të Zubin Potokut, përderisa ishte në lëvizje, nga persona që deri më tani mbeten të panjohur për policinë.

Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, e konfirmoi incidentin për Kallxo.

“Mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Banjë të Zubin Potokut me armë zjarri është sulmuar patrulla e policisë kufitare e cila ka qenë duke lëvizur drejt Bërnjakut”, tha Hoti.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident, ndërsa vetura e policisë ka pësuar dëme materiale.

Në prill të këtij viti, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte transmetuar hulumtimin rreth kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat