Ministri serb krenohet se detyroi Thaçin dhe Haradinajn të tërhiqen nga Interpoli

Lajme

Ministri serb krenohet se detyroi Thaçin dhe Haradinajn të tërhiqen nga Interpoli

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 21:10
Nebojsha Stefanoviq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Pekin të Kinës për të publikuar disa fotografi në rrjete sociale.

Përmes këtyre fotografive ai ka shpërfaqur edhe krenarinë që ai si ministër dhe Qeveria e Serbisë kanë detyruar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj të tërhiqen nga anëtarësimi në Facebook.

“Fuqia e madhe e MUP-it të Serbisë: Kosova nuk anëtarësohet në Interpol në saje të përpjekjeve diplomatike që kemi bërë kryesisht Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Stefanoviq, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi e kanë të qartë se anëtarësimi në Interpol nuk do të ndodhë andaj edhe u tërhoqën”, ka shkruar Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas ministrit serb që ka dhënë intervistë për mediat serbe para se të niset në Pekin, tha se është e rëndësishme që Serbia shkon në Asamblenë e Interpolit me një fitore duke ua bërë të qartë Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajn se është më mirë të tërhiqen sesa të përballen më një refuzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat