Kanibilia e dyshuar Natalia Baksheeva dyshohet se me mishin e njerëzve që i ka mbytur ka furnizuar restorantet lokale. Raportohet se me mishin e tyre ka bërë pite, raporton Daily news, përcjell “Bota sot”.
Ajo dhe burri i saj 42-vjeçari, Dmitry Baksheev, janë arrestuar pasi që gjatë hetimeve të policisë ata pranuan se kane vrarë dhe hëngër më shumë se 30 viktima.
Mbetjet e prera të viktimave u gjetën në frigoriferin e shtëpisë e tyre në një hotel dhe në një akademi ushtarake në Krasnodar, në jug të Rusisë.
Një viktimë ishte kamarija Elena Vashrushev, 35 vjeçe, e cila jetonte pranë Natalia dhe burrit të saj.
Fqinjët thonë se ish-infermierja Natalia bëri edhe pite për të rritur të ardhurat e saj, mburrej për pronarët e kafeneve që ajo mund të furnizonte me 'mish' dhe mund të ketë punuar si kuzhinier.
"Unë pjek pite me mish," kishte thënë ajo në një lokal.