Engel: Rusët e kinezët na mashtruan në INTERPOL, Palestina u anëtarësua, aleati ynë Kosova, jo!

Lajme

Engel: Rusët e kinezët na mashtruan në INTERPOL, Palestina u anëtarësua, aleati ynë Kosova, jo!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 8 tetor 2017 Në ora: 16:14
Eliot Engel

Kongresmeni amerikan Eliot Engel citohet të ketë thënë, sipas radio Europa e Lirë, se kinezët dhe rusët e mashtruan Amerikën gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, e cila përfundoi me anëtarësimin e Palestinës në këtë organizatë, por jo edhe të Kosovës.

"Derisa Asambleja e Përgjithshme e Interpolit po mbahej në Pekin, SHBA-ja i ofroi Rusisë një marrëveshje shkëmbimi. SHBA u pajtuan për të bërë presion ndaj Kosovës që të tërhiqej nga kërkesa për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare, nëse Rusia pajtohej që të mbështeste strategjinë e tyre për çështjen palestineze," thotë kongresisti amerikan Eliot Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kosngres.

Siç dihet marrëveshja përfshinte edhe Serbinë dhe Kinën, por në fund të samitit, Palestina u bë pjesë e INTERPOLIT, por jo edhe Kosova.

“Strategjia diplomatike e Amerikës në INTERPOL dështoi qartazi dhe siç duket nuk kemi pasur plan B”, ka thënë Engel, anëtar i lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për "Jerusalem Post".

Ai ka shtuar: “Ky është një ndikim real i politikës së jashtme të Administratës Trump: Rusia dhe Kina na e hodhën, dhe tani Palestina është pjesë e INTERPOLIT, por aleati ynë Kosova, nuk është”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat