Çekia përkrah Kosovën drejt integrimeve evropiane

Lajme

Çekia përkrah Kosovën drejt integrimeve evropiane

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:35
Haradinaj- Ivo Shilhavy

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Ivo Shilhavy, me të cilin janë dakorduar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dyja shteteve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ambasadori Shilhavy u interesua për qeverisjen e mirë, për traditat kulturore të Kosovës dhe në veçanti për ekonominë e Kosoves.

Diplomati u zotua se Qeveria e Çekisë do ta përkrahë Kosovën në agjendën e saj integruese euro-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat