Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në gjendje të rëndë shëndetësore

Lajme

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:47
Ndriçim Xhepa

Aktori i njohur, ikona e kinematografisë së vërtetë shqiptare Ndriçim Xhepa vuan prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe është në rrezik për jetën. Aktori i mbi dhjetëra roleve të rëndësishme është përkrahur në këto momente të vështira nga qeveria e cila e ka ndihmuar duke i vënë në dispozicion një fond prej pesë milionë lekësh duke i mbuluar shpenzimet për t’u kuruar në një klinikë jashtë shtetit.

Ky fond jepet me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

I urojmë aktorit një shërim të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat