Bekim Jashari nuk i shkon në emision, ja çfarë i tha Jeta Xharrës

Lajme

Bekim Jashari nuk i shkon në emision, ja çfarë i tha Jeta Xharrës

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 22:20
Bekim Jashari

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ndonëse në fillim e kishte konfirmuar shkuarjen e tij në ”Debatin Pernime” të Jeta Xharrës, ai në fund  e kishte refuzuar atë.

Jashari ia ka dërguar një letër Jeta Xharrës, në të cilën thotë se arsyeja e mos shkuarjes në emision është për çështje objektive dhe se ai nuk është politikan por qytetar i Kosovës.

”Nuk mund të marrë pjesë në emisionin tuaj për arsye objektive, pasi nuk jam politikan, por qytetar i devotshëm i Kosovës.’’, thuhet në letrën e tij.

Ndërsa për t’u përballur me njëri- tjetrin në debat janë kandidati i Vetëvendosjes, i LDK-së dhe ai i AKR-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat