O’Connel: Sulmet ndaj gazetarëve janë gjithmonë shqetësuese

Lajme

O’Connel: Sulmet ndaj gazetarëve janë gjithmonë shqetësuese

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:24
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit, Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë gjithmonë shqetësuese dhe kërcënojnë lirinë e fjalës.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë gjithmonë të shqetësuar thellësisht dhe kërcënojnë lirinë e fjalës”, shkruan në Facebook ambasadori.

Vehbi Kajtazi u sulmua sot fizikisht teksa po qëndronte në një lokal në lagjen ‘Pejton’ në Prishtinës. Sulmin ndaj tij e kanë dënuar institucionet më të larta në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat