Ministri Tahiri: Javën e ardhshme Qeveria voton Komisionin për provimin e Jurispodencës

Lajme

Ministri Tahiri: Javën e ardhshme Qeveria voton Komisionin për provimin e Jurispodencës

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:45
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë javës së ardhme pritet ta dërgojë në Qeveri propozimin për mbajtjen e provimit të Jurispodenës.

Kështu ka bërë me dije Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Ai është shprehur se emrat e komisionit të ri, i cili do ta organizojë provimin e Jurispodencës, gjatë javës së ardhshme do t’i procedohen Qeverisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Shumë qytetarë në mënyrë individuale, për ditë të tëra me të drejtë më kanë pyetur se çka do të ndodhë me organizimin e provimit të Jurisprudencës. Unë po shfrytëzoj rastin që t’iu përgjigjem kolektivisht të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë çështje. Komisionit të fundit të emëruar për organizimin e këtij provimi, i ka skaduar mandati, por unë tashmë kam propozuar emrat e komisionit të ri dhe javen e ardhshme do procedoj përmes Qeverisë së Kosovës propozimet, në mënyrë që vendimi për miratimin e tij të merret në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i lënë rrugë organizimit të provimit të Jurisprudencës sa më parë që është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat