Rrahet hoxha i Skenderajt

Lajme

Rrahet hoxha i Skenderajt

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 10:05
Xhamia Skenderaj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Këshillin e Bashkësisë Islame të Skënderajt.

Pasi ka mbaruar mbledhja e këtij Këshilli me datën 25 shtator, hoxhë Gazmend Hoti është sulmuar nga arkëtari i kësaj bashkësie, Faruk Veliu.

Hoxhën e Runikut nga “dajaku” e kanë shpëtuar Behar Lushtaku dhe Fadil Idrizi të cilët e kanë parandalur përshkallëzimin e sulmit.

Hoxhë Hoti i ka shkruar një letër Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj për të marrë masa ndaj personit që e ka sulmuar, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigjje nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj.

Image

Madje në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, ky Këshill nuk e ka shqyrtuar fare ankesën e hoxhës së Runikut.

DrenicaPress ka kontaktuar edhe me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, Nexhmi Maksuti, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë rast, edhe pse ankesa e hoxhës së Runikut është protokollu nga sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, Samir Lushtaku.

DrenicaPress ka kontaktuar edhe me hoxhë Hotin, i cili e ka konfirmuar sulmin dhe është duke pritur një përgjigjje nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj./Drenicapress

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat