Maloku: Zgjedhjet lokale do të tregojnë nëse do të ketë ndërrim të gjeneratave

Lajme

Maloku: Zgjedhjet lokale do të tregojnë nëse do të ketë ndërrim të gjeneratave

Nga: H.O. Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:26
Fadil Maloku

Ish anëtari i KQZ-së dhe sociologu Fadil Maloku, në një prononcim për “Bota sot” thotë se zgjedhjet lokale janë vetëm një test për të parë nëse vërtetë ka filluar një ndryshim në Kosovë. Sipas tij, ky ndryshim ka të bëjë me ndërrimin e gjeneratave që udhëheqin vendin.

“Zgjedhjet lokale, për mendimin tim, janë një test preliminar për të kuptuar nëse vërtetë po fillon ndryshimi i madh i logjikshëm dhe i pritur në Kosovë. Kur flas për ndryshimin, aludimi im ka të bëjë me ndërrimin e gjeneratave elitike të cilat e udhëheqin vendin”, vlerëson Maloku.

Sipas tij, zgjedhjet lokale, anipse janë të një niveli tjetër, në fakt dëshmojnë shumë për kahjen që do ta marr Kosova në dekadën që po hyjmë. “Gjithashtu, zgjedhjet lokale janë edhe një sinjal domethënës, kur janë në pyetje procesi i vendimarrjeve politike për të ardhmen e vendit. Ne duhet të përkujdesemi (përmes votës së lirë, përmes presionit mediatik, përmes shoqërisë civile) për një vendimarrje me të gjerë sociale e politike. Dhe e gjithë kjo arrihet vetëm duke ndërtuar institucione kredibile inkluzive”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat