Befason Lladrovci: Tërhiqem nga gara me këtë kusht

Lajme

Befason Lladrovci: Tërhiqem nga gara me këtë kusht

Nga: A.Zh Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:01
Ramiz Lladrovci

Kandidati i PDK-së për Komunën e Drenasit Ramiz Lladrovci, ka debatuar ashpër me kundërkandidatët e tij të kësaj komune.

Ai në debatin televiziv te Magazina Lokale, ka pranuar akuza nga kundërkandidatët, të cilët e kanë akuzuar atë për shkarkim të jashtëligjshëm të drejtorëve të shkollave. Por, sipas Lladrovcit, ata nuk janë shkarkuar jashtëligjshëm.

Ai me këmbëngulje ka thënë se nëse kundërkandidatët e tij e dëshmojnë se drejtorët janë shkarkuar, ai do të tërhiqet nga gara për të parin e Drenasit menjëherë. Por, në rast se vërtetohet e kundërta, të gjithë kundërkandidatët e tij duhet të dorëhiqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat