Shqiptari i plagosur në Ekuador është Remzi Azemi nga Kosova

Lajme

Shqiptari i plagosur në Ekuador është Remzi Azemi nga Kosova

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:37
Atentati në Ekuador

Mediat ekuadoriane kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një atentat mafioz për pazaret e kokainës.

Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar.

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat