Kujtohen viktimat e Luftës së Parë Botërore

Lajme

Kujtohen viktimat e Luftës së Parë Botërore

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 07:08
Ilustrim

Ambasada gjermane dhe ajo franceze sot do t’i përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Kjo ditë kujtohet me rastin e  nënshkrimit të armëpushimit në Compiegne, më 11 nëntor 1918, që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Me rastin e përvjetorit të 99-të të armëpushimit, ngjarja përkujtimore mbahet në varrezat ortodokse në afërsi të Shtabin qendror të KFOR-it, te kampi “Film City” në Prishtinë.

Përkujtimi i përbashkët është shprehje e miqësisë gjermano-franceze dhe një simbol për mundësinë e pajtimit në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat