Ndodhi në Klinë: Profesori nuk ndalet së lexuari, të pranishmit kërkojnë të ndalet

Lajme

Ndodhi në Klinë: Profesori nuk ndalet së lexuari, të pranishmit kërkojnë të ndalet

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:54
Asllan Krasniqi

Mbi një orë ka zgjatur kumtesa e profesor Asllan Krasniqi e titulluar “Klina e vogël i dha atdheut heronjtë e mëdhenj të kombit shqiptarë” në ceremoninë ku u dekoruan me urdhërin “Hero i Kosovës” pas vdekjes Imer Berisha, Ndue Përlleshi, Malë Bashota dhe Sadik Rama.

Kohëzgjatja e kësaj kumtese bëri që publiku të mërzitej dhe në disa raste pati edhe kërkesa që të ndërpritej. Gjatë leximit të kumtesës së tij profesori disa herë u ndërpre nga të pranishmit, por që ai nuk ndaloi leximin e kumtesës së tij. Po ashtu, gjatë leximit ai hasi edhe në një problem tjetër, ku nuk e dinte se çfarë ka lexuar e çfarë jo.

Krasniqi edhe vetë e pranoi se e zgjati pak, por që vazhdojë të lexonte. Përderisa ai vazhdonte të fliste një grua e moshuar u shoqërua për të dal jashtë.

Fjalën e tij, Krasniqi e vazhdojë edhe kur një person iu afrua në foltore duke i thënë “përfundoje më se e prishe krejt”.

Kur pas një ore profesori Asllan Krasniqi përfundojë leximin e kumtesës së tij, moderatorja e kësaj ceremonie u detyrua të kërkonte falje siç tha ajo “për këtë kumtesë të gjatë”.

Ndërsa, kur mori fjalën këshilltari i presidentit, Ismajl Syla, tha se “vërtetë kumtesa e gjatë më ka trulluar edhe mua”.

Kurse, kryetari aktual i Klinës, Sokol Bashota, e arsyetojë kumtesën e gjatë të profesorit Krasniqi, duke thënë se tash është profesor në Universitet dhe se aty ora zgjat më shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat