Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Lajme

Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:24
Millorad Dodik

Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të pranojnë Kosovën si shtet, pasi për këtë, sipas tij, nuk ka konsensus.

“Kjo varet nga Republika Serbe dhe nuk ka politikan në Republikën Serbe dhe nga Republika Serbe që do të bënte këtë”, tha Dodik për mediat serbe.

Sipas tij, anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq “moti do të njihte Kosovën, por ai nuk është Bosnjë”.

Dodik theksoi se njohja e Kosovës nënkupton edhe njohjen e Republikës Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat