Edhe Adelina Ismajli e “kallë” Gjilanin me këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”

Lajme

Edhe Adelina Ismajli e “kallë” Gjilanin me këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:46
Adelina Ismajli

Diva e skenës shqiptare, Adelina Ismaili është rikthyer.

Ajo që njihet se gjithmonë elektrizon publikun kudo që paraqitet ka zgjedhur që të kthehet në skenë sonte, në qytetin e Gjilanit.

Ismaili që edhe gjithmonë është njohur si mbështetese e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së ka zgjedhur që rikthimin e saj në skenë ta bëjë pikrisht në tubimin e LDK-së në Gjilan.

Adelina Ismaili u pa se është në super formë, derisa këndoi disa këngë para shumë simpatizantëve të LDK-së në Gjilan.

E kur Adelina këndon në një tubim të LDK-së nuk ka se si të mungojë edhe “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

Në fund, madje ajo edhe bëri thirrje që të votohet për LDK-në.

“Kënd me votu e dini kështu që unë po eci, e kam djalin, e kam lënë atje”, tha ajo duke vënë në pah edhe njëhere se ajo tashmë është nënë.

Ismaili ka kohë që është tërhequr nga skena muzikore duke zhvilluar jetën e saj larg vëmendjes së publikut dhe mediave, në Zvicër pranë bashkëshortit të saj Valit dhe djalit Uliksit.

Më poshtë shihini performancën e dives shqiptare, me fillim nga minuta 32:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat