Joksimoviq: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për shkak të BE-së

Lajme

Joksimoviq: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për shkak të BE-së

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 12:47
Jadranka Joksimoviq

Me marrëveshjen e Brukselit është paraparë marrëveshja për normalizimin e tërësishëm të marrëdhënieve. Edhe pse nuk është definuar përmbajtja e kësaj marrëveshjeje të ardhshme, kjo nuk do të thotë se Serbia ka për obligim të njohë Kosovën.

Për këtë arsye edhe është vendosur dialogu Prishtinë-Beograd, pas epilogut të cilit duhet të dalë përmbajtja e marrëveshjes, deklaroi sot ministrja për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq.

Ajo tha se kur bëhet fjalë për hyrjen në BE, "pakoja-aranzhim" i Ballkanit Perëndimor do të thotë ngadalësim i Serbisë në këtë proces.

“Jam e dëshpëruar që dje në Bruksel është folur për këtë pako. Ne e dimë se presidenti i KE-së, Jean Claud Juncker  ka thënë se Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më së shumti në rrugën drejt BE-së dhe Serbia edhe para vitit 2025 mund të bëhet anëtare e saj, në vend të kësaj është folur për pakon e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Joksimoviq për mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat