Ambasadori rus: Koha për ndryshime kufijsh në Ballkan?

Lajme

Ambasadori rus: Koha për ndryshime kufijsh në Ballkan?

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 21:19
Peter Ivancov

Ambasadori rus në Sarajevë, Peter Ivancov ka bërë një deklaratë të bujshme në portalin Kremlinit Sputnik, përkatësisht në seksionin e gjuhës serbe.

Ambasadori rus thekson se koha e protektoratit ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën ka përfunduar dhe ai kërkoi një zgjidhje të ndryshme të gjendjes në këtë vend ballkanik që funksionon në bazë të marrëveshjes së arritur në Dayton të SHBA-së në vitin 1995.

Sipas kësaj marrëveshjeje, autoriteti më i lartë i vendit është Përfaqësuesi Ndërkombëtar, si dhe Trupat paqeruajtëse që veprojnë nën flamurin e BE-së dhe NATO-s.

Rusia siç duket kërkon ta mbyllë këtë kapitull, duke nxitur natyrisht një process që do të trazonte padyshim kufijtë në Ballkanin Perëndimor.

Deklarata e ambasadorit rus ka ardhur pikërisht pas një qëndrimi të fortë të anëtarit të Presidencës së BH-së, Bakir Izetbegoviç, i cili në një intervistë për Deutsche Wele foli për një regjim ku shumica e popullsisë të qeverisë vendin dhe të mos ketë veto bllokuese nga Republika Srbska.

Ambasadori rus në Sarajevë ka sulmuar ashpër qëndrimin e Kryeadministratorit të Bosnjës, Valentin Inçeç, ku sipas tij ky vend është lënë nën kujdestarinë e SHBA-së.

“Unë nuk jam i sigurt se SHBA do të pajtohet me këtë deklaratë pasi Bosnjë-Hercegovina është një vend i pavarur”, tha ambasadori rus.

Ai deklaroi se qëllimi i mbledhjes së ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që qeveris Bosnjën është që të provokojë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat