Ja çka thonë qytetarët për balotazhin

Lajme

Ja çka thonë qytetarët për balotazhin

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Sot në 19 komuna të Kosovës po votohet për kryetarë të komunave në raundin e dytë.

Qytetarët shpresojnë se do të ketë ndryshime edhe në këtë raund të dytë si dhe lavdërojnë procesin zgjedhor.

KosovaPress ka anketuar disa nga qytetarët në Prishtinë të cilët shprehin mendime të ndryshme për zgjedhjet por edhe për rezultatin.

Izet Zhuja thotë se është i kënaqur me mbarëvajtjen e votimeve deri më tani. Ai tha se më herët ka pasur shumë parregullsi në proceset e votimeve dhe se tash  nuk ka vërejtur ndonjë të tillë.

Zhuja thotë se kjo ndodh pasi që ka edhe vëzhgues të huaj duke monitoruar.

Zhuja: Votimet çdo dite po behën më të mira

 “Kam dalë  në të gjitha votimet e gjer tanishme, votimet çdo vit po bëhen më të mira, sepse siç e dimë në fillim kemi pasur telasheme vjedhje, me mashtrime, me të gjitha llojet e gjerave të këqija , tash po vije duke u përmirësuar. Unë kam votuar,  votimi ka shkuar në rregull ndonjë problem, nuk është vërejtur në piken ku jam unë,  po sipas bisedave me njerëz edhe në qendrat e tjera nuk ka problem, kështu që votimi është shumë i mire. Po më duken votime më të rregullat ndoshta që është numri më i vogël i votuesve apo ndoshta që është edhe më i vërejtur prej të huajve sepse ne kanihere dimë vet të bëjmë probleme, mirëpo kur po e kemi këtë mbikëqyrjen e jashtme është pak më vështire vendosin më bërë eksese kështu që është duke u përmirësuar çdo gjë”, tha Zhuja.

Për të votuar ishte nisur edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi bashkë me gruan e tij.

Ai kishte një porosi për qytetarët e vendit.

Selimi: Qytetaret  të votojnë dhe të mos abstenojmë

 “rRundi i dyte tashmë e ka përcaktuar më kthjellët fituesin  në Prishtinë dhe rolin e qytetarëve. Si do që të jetë ne e kryem sot obligimin tonë qytetar në kuadër të heshtjes zgjedhore edhe unë po kufizohem tani po si do që të jete ajo çfarë do të duhet të ndodhte sot do të duhej që qytetarët të vendosin me votën e tyre për shkak se vota e tyre ka shumë rëndësi,  ka rëndësi për ta, ka rëndësi për familjet e tyre, ka rëndësi për qytetin, ka rëndësi për Kosovën dhe për të ardhëm e tyre. Kështu që krejt qfare duhet të bëjmë në rolin e qytetarit është të votojmë dhe të mos abstenojmë nga e drejta jonë për të vendosur”, tha Selimi.

Profesori Hysni Zuka ka ftuar qytetarët që të dalin në votim që t’i përkrahin programet më fitimprurëse për kryeqytetin, pasi sipas tij ka pasur premtime të mëdha nga qeverisja e deritashme dhe nuk është bërë asgjë tjetër përveç disa  ‘kungjave’.

Zuka: Projektet që janë zhvilluar janë vetëm disa kungja

 “Secili e ka mendimin e vet, por duhet për t’u mbështetur në punën që është bërë, programin që e kane dhe vota të jepet në baze të atyre meritave e jo vetëm më teken po duhet taman saktë të vlerësojmë punën, ta vlerësojmë programin që na është ofruar. Natyrisht se premtimet janë shumë të mëdha ndoshta një pjese realizohet, kështu që pres. Si duket nuk kanë shkëlqyer nga se është dashur të punohet më shumë, premtimet nuk janë realizuar, ato premtime që kane qene për shembull të mëdha nuk di ndonjë projekt të madhe që është realizuar janë pare disa ‘kungja’ disa punë të vogla që nuk çojnë shumë peshë ose të flitet për autobusin. Autobusi qe  100 vite që është zbuluar nuk është zbulim epokal të kishin bërë ndonjë metro ose diçka po, mirëpo ndodh të presim që herëve të tjera të punohet më shumë”, tha Zuka”

Edhe qytetarja e Prishtinës Drita Gashi tha se e ka kryer obligimin si qytetare e komunës së Prishtinës dhe thotë se ka qene e kënaqur deri më tani mirëpo sipas saj gjithnjë vend për më mirë.

Gashi: Të fitojë më i miri

“E kreva obligimin si çdo qytetar tjetër i komunës së Prishtinës dhe mbarë Kosovës. Pres që të fitoj populli, pres që të fitojë më i miri dhe të behët edhe më mirë se që ka qenë. E kënaqur jam, por gjithherë pakënaqësia është në hap të zhvillimit, pres edhe më mirë”, tha Gashi.

Edhe Bajram Ahmeti thotë se do të dal të votojë dhe se pret ndryshime të mëdha, sidomos në kryeqytet.

Ahmeti: Shpresojmë se do të bëhet edhe më mirë

“Jam një qytetar nga Prishtina siç e dimë të gjithë është dita e zgjedhjeve presim do të thotë me dal me votu. Nuk kam votuar ende por shpresoj që më vone do të dal. Presim nuk do të thotë që do të presim edhe sa por presim sidomos në Prishtinë presim ndryshime të mëdha. Nuk është që nuk kam qenë i kënaqur  por shpresojmë edhe më mire”, thotë Ahmeti.

Ndërsa emnaku i tij, qytetari i Prishtinës Bajram Gashi thotë se e ka shfrytëzuar të drejtën e tij që i takon dhe se ka shpresë se populli do të tregojë me votën e tij cili është më i miri.

Gashi: Populli do të tregojë me votë

 “ Kam votuar e kem kryer obligimin tim shpresojmë të  bëhet mirë. Shpresojmë sepse deri më tash nuk ka pasur. Nuk kam qene i kënaqur me qeverisjen e deritashme. Nuk janë të vërteta ato që ka thënë kam bërë atë, kam bërë këtë. Nuk i ka bërë këto mundemi më thëne se nuk i ka bërë 10 kilometra asfalt në gjithë komunën e Prishtinës. Sheshi e ato kanë qenë të rregulluara, çfarë ka punuar, po ishalla bëhet mire vota e popullit tregon”, tha Gashi.

Ndërsa për Besim Rexhajn ndryshimet nëse ndodhin  do t’i kontribuojnë cilësisë së jetës së qytetarëve

Rexhaj: Shpresoj se do të ketë ndryshime

 “ Dua të shpresoj që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi ndryshime të cilat do ti kontribuojnë cilësi se jetës të qytetarit”, tha Rexhaj.

Ndryshe kanë mbetur edhe disa orë deri në mbylljen e vendvotimeve në 19 komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat