Dodik: Nuk jam kundër pavarësisë së Kosovës por Veriu i takon Serbisë

Lajme

Dodik: Nuk jam kundër pavarësisë së Kosovës por Veriu i takon Serbisë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:35
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka thënë se referendumi mbi pavarësinë e këtij entiteti aktualisht nuk është një çështje institucionale.

Për sa i takon njohjes së pavarësisë së Kosovës, Dodik gjatë një interviste për DW ka thënë se nuk është kundër saj.

“Unë nuk jam kundër pavarësisë së Kosovës unë jam për dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Nëse Beogradi vendos ta njoh unë nuk kam asgjë kundër”, ka thënë Dodik.

Ai ka theksuar se Republika Serbe është e ngarkuar nga fakti se Serbia ka mbetur në politikën e ruajtjes së integritetit territorial.

Gjatë intervistës, Dodik ka shpalosur një hartë në të cilën shihet se RS dhe Serbia janë të bashkuara, ndërsa Kosova është e ndarë. Mirëpo, sipas kësaj harte veriu i Mitrovicës i takon Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat