Veseli: Drejtësia konfirmoi për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje

Lajme

Veseli: Drejtësia konfirmoi për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, porsipas tij  dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiq është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan.

“Evropa nuk mund t’i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat