I përgjigjet Daçiq: Behgjet Pacolli është pak nervoz

Lajme

I përgjigjet Daçiq: Behgjet Pacolli është pak nervoz

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 09:37
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka cilësuar Behgjet Pacollin si “pak nervoz”.

Kjo sipas tij, pasi planet si ministër i jashtëm nuk po i shkojnë ashtu siç ka premtuar.

“Unë nuk e kuptoj çfarë nuk shkon me të. Gjërat nuk po dalin siç ai kishte planifikuar, dhe çfarë ka premtuar. Kjo është arsye pse imponohen gënjeshtra se unë dua t’i shkatërroj njohjet e Kosovës dhe Serbia ka qëndrim destruktiv”, tha Daçiq.

Ai tutje ka pyetur Pacollin pse nuk po arrin ta bëjë Kosovën pjesë të Unescos dhe Interpolit.

“Nëse unë jam aq i vogël, ju jeni Pacolli i madh pse nuk po bëheni anëtarë të UNESCO-s dhe Interpolit, pse nuk po merreni me njohjet e Surinamit dhe Guineas”, ka thënë Daçiq.

Ky reagim erdhi pas postimit në facebook të ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili e akuzoi Serbinë për destruktivitet.

Ai tha se “Ivica Daçiqi po e dëshpëron çdo ditë e më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat