Mediat Suedeze: Sabit Pacolli nuk u arrestua për 200 mijë euro, por për 20 milionë

Lajme

Mediat Suedeze: Sabit Pacolli nuk u arrestua për 200 mijë euro, por për 20 milionë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:09
Sabit Pacolli

Sipas mediave suedeze ai është arrestuar nën dyshimin për mashtrim dhe ikje nga tatimi për tre vjet me radhë, me c’rast ka përvetësuar mbi 20 milionë euro.

Sipas njoftimit të tyre, fillimisht ai u arrestua ditën e enjte, kur ai ishte në një takim në Agjencinë Tatimore Sudeze, por për t’u liruar më pastaj.

Por, sot rreth orës 12:00 Gjykata e Qarkut në Suedi mori vendim për urdhër-arrest dhe kështu edhe u arrestua ai.

Prokurori i krimeve, BO Birgerson në Sydsvenskan, ka thënë se gjatë kohës që është liruar, ekzistonte rreziku që Pacolli të shkatërronte hetimin dhe të ikte nga Suedia,  transmeton Indeksonline.

Sipas mediave, në tre vitet e fundit, bordi i IDA-s ka trefishuar kredinë e klubit.

Avokati i  Pacollit, Leif Ljungholm, thotë se klienti i tij ka mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat