Shqiptari nga Kosova shokon Daçiqin në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Shqiptari nga Kosova shokon Daçiqin në Shtëpinë e Bardhë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:42
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq gjatë vizitës se tij të fundit në Washington, ishte takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster.

Por çfarë ndodhi në takim?

”U takova në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”  – tha Daçiq.

Wes Mitchell,  Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet europiane dhe Euroaziatike, me tha se është më mirë të mos flas asgjë për Kosovën gjatë takimit.

Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit, ku punojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare për dy zyrtarët kryesorë të Departamentit të Mbrojtjes.

Image
Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat