SHFKQ ndihmon fermerët e përmbytur në Shqipëri

Lajme

SHFKQ ndihmon fermerët e përmbytur në Shqipëri

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:46
Permbytjet

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka dërguar një kontingjent të ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës.

Ky kontingjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër.

“E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, thotë Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit me rastin e dërgesës së kontingjentit të parë.

Kjo ndihmë është mirëpritur nga fermerët e regjionit të Vlorës, të cilët kanë qenë më të dëmtuarit në vërshimet e fundit në Shqipëri.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit është formuar në vitin 2016 dhe përfaqëson rreth 2500 fermerë nga e gjithë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat