Presidenti i ANOC-së vazhdon vizitën në Kosovën

Lajme

Presidenti i ANOC-së vazhdon vizitën në Kosovën

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:26
Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah

Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, vazhdon edhe sot vizitën në Kosovës, ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Ai fillimisht do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, pastaj do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah do të vizitojë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, si dhe do të viziton kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat