Vetëvendosje edhe me një festë në sheshin e kryeqytetit

Lajme

Vetëvendosje edhe me një festë në sheshin e kryeqytetit

Nga: A.S Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:23
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë edhe një festë në sheshin e Zahir Pajaziti për të festuar zgjedhjen e Shpend Ahmetit si kryetar të kryeqytetit.

Kjo festë vjen pasi që KQZ sot ka certifikuar në mënyrë zyrtare zgjedhjet për kandidatë të komunave.

Kurse, lajmin për këtë festë e ka paralajmëruar zyrtari i VV-së, Adonis Tahiri përmes një komenti në Facebook.

“Zgjedhjet u certifikuan. Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës edhe për 4 vitet e ardhshme, sonte do ta bëjë ndezjen e dritave dekoruese për festat e fundvitit. Sheshin "Zahir Pajaziti", Ora 18:00”, ka shkruar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat