Daçiq: Kazakistani përkrah integritetin territorial të Serbisë

Lajme

Daçiq: Kazakistani përkrah integritetin territorial të Serbisë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq po zhvillon një vizitë zyrtare në Kazakistan.

Gjatë qëndrimit në Astana, kryeqytet, Daçiq është takuar me ministrin e Mbrojtjes dhe të Industrisë aerokozmike Beibut Atamkulov, si dhe me kolegun e vet, ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrahmanov.

Në bisedime është thënë se marrëdhëniet bilaterale të Serbisë e Kazakistanit janë të mira e miqësore.

“Kazakistani e përkrah fuqishëm Serbinë kur bëhet fjalë për integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe për ne më kryesorja është që Kazakistani të qëndrojë fuqimisht në këtë pozicion dhe të që të vazhdojë së përkrahuri Serbinë“, citon media të ketë thënë Daçiq.

Serbia, përkrahje territoriale e mendon edhe Kosovën në kufijtë e vet.

Kazakistani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat