Zoran Zaev sot viziton Kosovën

Lajme

Zoran Zaev sot viziton Kosovën

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:22
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kryeministri maqedonas viziton për herë të parë Kosovën që kur mori mandatin, njëkohësisht kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat