Aktivizohet AAK-ja me gjitha forcat, nuk e besoni se çfarë bën për rivotimin në Istog

Lajme

Aktivizohet AAK-ja me gjitha forcat, nuk e besoni se çfarë bën për rivotimin në Istog

Nga: B.S Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:47
Istog

Të dielën në Komunën e Istogut do të mbahet rivotimi për kryetar të komunës, e ku do të ballafaqohen Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga AAK.

Kjo do të jetë hera e tretë që këta të dy do të jenë përballë njëri-tjetrit.

Por, si duket AAK-ja është aktivizuar më të gjitha forcat për zgjedhjet në Istog. Ajo ka vendosur që të iu paguaj biletat e aeroplanit të gjithë atyre që vendosin të vinë në Kosovë për të votuar.

Së paku, kështu ka bërë thirrje një aktivist I AAK-së në Bruksel.

Labinot Zuka i cili ka bërë thirrje për mërgimtarët që janë në Bruksel mund të udhëtojnë për vendlindje për të votuar dhe biletat e Avionit janë të paguara nga AAK-ja dega në Bruksel, shkruan “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat